Lekaj: Tregona një veprim pozitivë do duartrokasim, Murati ia kthen duke e përmendur heqjen e homologimit

Aktuale

Lekaj: Tregona një veprim pozitivë do duartrokasim, Murati ia kthen duke e përmendur heqjen e homologimit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:20
Hekuran Murati

Interpelanca e ftuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për falje të gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë COVID-19 ka vazhduar me replika dhe kundër replika në mes të deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Lekaj ka kërkuar nga ministri Murati të listoj një veprim të mirë që e kanë marr për qytetarët duke thënë edhe se Kosova nuk ka pasur asnjëherë më parë një qeveri më anti kombëtare.

Lekaj: Nuk kemi pasur kurrë më parë qeveri më anti kombëtare

“Pa thuaj një veprim që e keni bë si qeveri deri më tani, një veprim pozitiv që ne këtu në parlament t’i duartrokasim, thuani përpos asaj që shtetin jashtë e paraqitni si kriminel, UÇK e paraqitni si kriminel a duhet me iu ardhur marre dhe nuk kam parë qeveri më anti kombëtare se sa ju që jeni. Më vjen keq që them kur një ministre e Jashtme del dhe kokoriz (llafazan)jashtë dhe nuk dinë fjalë të mira për vendin nëse një presidente nuk din asnjë fjalë të mirë me thënë çka ka mbetur këtu”, tha ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i tha se veprimet e tyre pozitive do i shpalosin tash në 100 ditshin e qeverisjes, por si hap pozitiv ai konsideroi vendimin për heqjen e homologimit, për çka më pas ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i tha se nuk do e votoj.

Murati: Vendimet do i paraqesim në 100 ditshin

“Pyete për një vendim, por ka shumë vendime. Po besoj që raportin e dorëzojmë për 100 ditshin, por njëra nga vendimet e mira është edhe dhënia e mendimit pozitiv për heqjen e homologimit që është nismë e grupit parlamentar të LVV-së, ti se voton se ke votuar herën e kaluar, e ka pasur mundësinë edhe herën e kaluar tash pasi kalon ndoshta e çonë edhe dorën. Nuk është thashetheme e ke nënshkruar është nënshkrimi yt aty”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat