Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje, Dimal Basha ka cicëruar në Twitter derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet interpelancë për faljen e gjobave gjatë pandemisë.
Në këtë interpelancë, pati replikime të ashpëra mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Basha përmes një cicërime në Twitter e ka përkarhur ministrin Murati.
“Hekuran Murati, duke paluar since forever”, ka shkruar Basha.
Murati ka pasur replika të ashpëra me deputetin e LDK-së, Besian Mustaffa, deputetin e PDK-së, Bedri Hamza si dhe deputetin e AAK-së, Pal Lekaj.