Një deklaratë e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se e ka parë nipin e tij 1 herë në 50 vitet e fundit, është bërë virale.
Në rrjet kanë shpërthyer shakatë, e për këtë ka ironizuar edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, përcjell Bota sot.
Ajo ka publikuar fotografi në Facebook në shoqëri të disa personave, ku ka shkruar se është takim pas 50 viteve.
“Takim pas 50 viteve”, ka shkruar ajo.
