“Mu më keni aty”/ Rron Gjinvoci i kërkon përballje publike deputetes Eliza Hoxha – ka një thirrje për gazetarët

Aktuale

“Mu më keni aty”/ Rron Gjinvoci i kërkon përballje publike deputetes Eliza Hoxha – ka një thirrje për gazetarët

Nga: A.Morina Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:35
Rron Gjinovci

Deputetja e Partisë Demorkatike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka denoncuar emërimet e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavc.

Ajo ka përmendur edhe emërimin e aktivistis Rron Gjinovci, në një komision.

E lidhur me këtë çështje, Rron Gjinovci ka kërkuar përballje me deputeten Eliza Hoxha dhe të gjithë Partinë Demokratike të Kosovës.

“I gatshëm për me u përballë me Eliza Hoxhën dhe krejt PDK-në për rastin në fjalë. Silleni në studio kushdo që mundet nga gazetarët, mu më keni aty”, shkroi Gjinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

I gatshëm për me u përballë me Eliza Hoxhën dhe krejt PDK-në për rastin në fjalë. Silleni në studio kushdo që mundet nga gazetarët, mu më keni aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat