Ministrin e jashtëm grek e kanë takuar edhe zyrtarët e LDK-së.
Ai u takua me ish-kryeministrin Avdullah Hoti dhe ish-ministrin e shëndetësisë, Alush Gashi.
“Së bashku me ish-kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti patëm një takim miqësor me Ministrin e Jashtëm Grek, z. Nikos Dendias gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë.
Greqia është një partner i fuqishëm rajonal dhe Evropian i Kosovës që është i përkushtuar të forcojë marrëdhëniet e saj me shtetin tonë.”, ka shkruar në postimin e tij në Facebook, Alush Gashi.