Ditë më parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook e ka zyrtarizuar Xhafer Tahirin si kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.
E, ky i fundit ka filluar tashmë përgatitjet për zgjedhjet e reja, shkruan “Bota sot”.
Tahiri sot ka prezantuar Fitore Zekollin, fizioterapeute, njohëse e 5 gjuhëve të huaja, që është bashkuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
Fitore Zekolli, fizioterapeute, njohëse e 5 gjuhëve të huaja, sot është bashkuar në rrugëtimin tonë për Vushtrrinë + 4.
Ajo punon në sektorin privat dhe ka një vizion të qartë dhe energjinë e duhur për vazhdimin e ndryshimit në qytetin që e duam!
Fitorja do të jetë pjesë e ekipit tonë fitues në zgjedhjet lokale 2021.
Faleminderit