Dardan Molliqaj akuzon ministrin e financave: Në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por...

Aktuale

Dardan Molliqaj akuzon ministrin e financave: Në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por...

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:27
Dardan Molliqaj

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit refuzoi kategorikisht faljen e gjobave për qytetarët.

Sipas Molliqajt, në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por sanksion, kërbaç për të dobëtin.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ligji i Muratit

Vështirë t’ia gjesh shokun Hekuran Muratit. Ai është fytyra e metamorfozës, shpërfytyrimi i subjektit. I ftohtë, me arrogancë prej burokrati, me krehje të PR-it, e me mendje private. Ky është eksperti i Besnik Bislimit që teknikalizoi e depolitizoi qëndrimet dhe programin e VV-së për ekonominë.
Tash ka ligj po thotë Murati. Kur i duheshin votat s’njihte ligj, masa as pandemi. Tubime brenda e jashtë. Jane tubimet e fushatës që na sollën tek mbyllja, për t’i penalizuar pastaj bizneset e qytetarët.
Në ekonomi, ai është fytyra e tranzicionit prej taksës progresive tek masat shtrënguese e tatimi i sheshtë. Në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por sanksion, kërbaç për të dobëtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat