Enver Hoxhaj zyrtarizon këtë kandidat për kryetar të Ferizajt

Aktuale

Enver Hoxhaj zyrtarizon këtë kandidat për kryetar të Ferizajt

Nga: N. H Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:43
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zyrtarizuar Agim Aliun, kandidat për zgjedhjet e reja lokale për Komunën e Ferizajt.

Hoxhaj shkruan se ai dhe Partia Demokratike e Kosovës janë krenarë me Agim Aliun.

“Agim Aliu e ka mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës që të vazhdojë punën e mirë në të mirë të Ferizajt dhe banorëve të tij. Ferizaj është mirë dhe i sigurt vetëm me Agimin në krye, e kjo nuk ka pse të ndryshojë”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës jemi krenarë me Agim Aliun. Një kryetar model, që për katër vite ka dhënë shembull pas shembulli si punohet me vizion e guxim, kur dashuria për qytetin është e madhe e interesi i qytetarëve vihet në radhë të parë.

Askush, asnjëherë, nuk e ka trajtuar Ferizajn më mirë se Agim Aliu. Idetë e tij për një qytet të bashkuar, me infrastrukturë moderne, kushte ideale për biznes e banim për secilin, sot janë jetësuar falë punës të jashtëzakonshme që ai ka bërë gjatë këtij mandati.

Prandaj, Agim Aliu e ka mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës që të vazhdojë punën e mirë në të mirë të Ferizajt dhe banorëve të tij. Ferizaj është mirë dhe i sigurt vetëm me Agimin në krye, e kjo nuk ka pse të ndryshojë.

Të priftë e mbara, Agim. Faleminderit për punën e përkushtimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat