Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Agim Aliut për kryetar të komunës së Ferizajt.
"Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës jemi krenarë me Agim Aliun. Një kryetar model, që për katër vite ka dhënë shembull pas shembulli si punohet me vizion e guxim, kur dashuria për qytetin është e madhe e interesi i qytetarëve vihet në radhë të parë", tha Hoxhaj.
Sipas tij askush, asnjëherë, nuk e ka trajtuar Ferizajn më mirë se Agim Aliu. Idetë e tij për një qytet të bashkuar, me infrastrukturë moderne, kushte ideale për biznes e banim për secilin, sot janë jetësuar falë punës të jashtëzakonshme që ai ka bërë gjatë këtij mandati.
Ai shtoi se prandaj, Agim Aliu e ka mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës që të vazhdojë punën e mirë në të mirë të Ferizajt dhe banorëve të tij. Ferizaj është mirë dhe i sigurtë vetëm me Agimin në krye, e kjo nuk ka pse të ndryshojë.
"Të priftë e mbara, Agim. Faleminderit për punën e përkushtimin", tha Enver Hoxhaj.