Mediat gjermane kanë publikuar emrin e të dyshuarit, që vrau në Hanover shqiptarin nga Kosova.
Mësohet se i dyshuari Rinor Z, është gjithashtu shqiptar i Kosovës. Ai dyshohet se ka vrarë 30-vjeçarin nga Kosova Armin Neziri, përcjell Bota sot.
Rinori ka drejtuar një veturë të tipit “Mercedez Benz”, në momentin që është ndaluar në semafor, paralelisht me Nezirin, i cili ndodhej gjithashtu në një veturë të tipit “Porsche”.
Të dy janë përfshirë në një konflikt për motive që ende nuk dihen. Në sherr e sipër, Rinor Z. ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Nezirit, duke e lënë të vdekur këtë të fundit.
Skenat janë përshkruar si një film gangster nga mediat gjermane. Policia ende po kërkon autorin. Supozohet se i dyshuari (45-vjeçar), është një kontraktues ndërtesash./Botasot