Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, e ka kundërshtuar idenë se avancimi i mbesës së tij, Fadile Dyla, në Ministrinë e Arsimit në pozitën e u.d. sekretare është punësim partiak .
Kokaj, tutje është shprehur se “kush punëson të afërm nga VV’ja, është armiku im”, duke deklaruar se një ndër arsyet e anëtarësimit në VV është luftimi i korrupsionit.
“Nuk kam pasë kurrfarë ndërhyrje në punësimin e saj. Në qoftë se VV nuk e lufton korrupsionin, unë nuk do jem në asnjë parti.
Në qoftë se e marr vesh se dikush nga VV punëson të afërm, ai është armik i imi”, ka deklaruar deputeti i VV’së.