Lutfi Haziri konfirmon mesazhin kryesor të ndërkombëtarëve: Ndërmjetësit pajtohen me atë që pajtohen palët!

Aktuale

Lutfi Haziri konfirmon mesazhin kryesor të ndërkombëtarëve: Ndërmjetësit pajtohen me atë që pajtohen palët!

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:41
Lutfi Haziri

Njëri prej politikanëve më me përvojë në negociata është kreu aktual i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka qenë pjesë e dialogut që nga procesi i Vjenës, që pasoi edhe me Pavarësinë e Kosovës.

Tani, në një situatë krejt tjetër, Haziri, shpalosi detaje me faktorin ndërkombëtar, gjegjësisht dyshen Palmer – Lajçak, ku Haziri ishte pjesë e takimit bashkë me Lumir Abdixhikun. Haziri tha se mesazhi kryesor i ndërkombëtarëve ishte që ndërmjetësit do të pajtohen me atë që pajtohen palët.

“Ne do të pajtohemi me atë që pajtohen palët”, tha ndër të tjera Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat