Analisti Pozhari ka një propozim për Qeverinë Kurti, “godet” LDK-në

Aktuale

Analisti Pozhari ka një propozim për Qeverinë Kurti, “godet” LDK-në

Nga: N. H Më: 5 qershor 2021 Në ora: 09:58
Lumir Abdixhiku dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë një propozim ironik për Qeverinë Kurti.

Ai i propozon Qeverisë Kurti që të shfuqizohet ligji për moshën e pensionimit.

Pozhari duke ironizuar me votuesit e LDK-së, ka thënë se të bëhet pensionimi deri në 80 vjet, pasi që sipas tij, shumica prej votuesve të LDK-së janë 65+.

Ja shkrimi i tij:

I propozoj Qeverisë Kurti që të shfuqizohet ligji për moshën e pensionimit! Të bëhet deri në 80 vjet. Në punësimet e ardhshme, votuesit e LDK-së mbesin jashtë konkurseve. Shumica janë 65+.

Duhet me shku urgjentisht nëpër klubet e penzionerëve me ju thanë, çu mixhë konkuro. - Jo prostata, sene-vene... More çu dil në punë e mos e zgjat.

LVV me 50.28% të votuesve i bjen që ma shumë se çdo i dyti me qenë simpatizant i kësaj partie nën moshën 65 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat