197 të shëruar, ja rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Aktuale

197 të shëruar, ja rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Asnjë person nuk ka vdekur nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar 20 raste të reja pozitive, ndërsa 197 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Gjatë ditës së fundit, janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i MSH-së:

05 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës.

Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908.

Në total numri i rasteve aktive është 1.334.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat