Dy persona në gjendje të rëndë nga Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Dy persona në gjendje të rëndë nga Covid-19 në Kosovë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:16
Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 125 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 34 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 83  pacientë, 15  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70  me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 26  pacientë

Klinika e Pulmologjisë,57 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42  pacientë

2  në gjendje të rënduar

19 të konfirmuar pozitivë

22 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4  pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat