Zëdhënësi i LV-së Arlind Manxhuka, thotë se është interesante si na dalin disa zyrtarë herë të LDK-së e herë të PDK-së, herë flasin për rreziqet e Kosovës e herë se si vetëm njohja nga Serbia duhet.
"Sikur të ishte viti 0. Por, ja që këtu kemi jetuar dhe po përballemi me rezultatet që i kanë sjellur vet: herë prilli 2013, me marrëveshjen e themelit të Zajednices e herë atë të 2015 me konkretizimin e Zajednices.
Herë PDK e herë LDK", tha Manxuhka.
Sipas tij, ata që e sollën ujkun në torishte na tregojnë se sa i rrezikshëm është ky ujk.