Deputetët e opozitës së Kosovës mblidhen në bregdet, mësohet arsyeja e festës së tyre

Aktuale

Deputetët e opozitës së Kosovës mblidhen në bregdet, mësohet arsyeja e festës së tyre

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:25
Deputetët e partive opozitare mblidhen në bregdet

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë bërë bashkë në Golem të Shqipërisë këtë fundjavë.

Media ka siguruar fotografi nga atje, teksa shihet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

E nga partia më e madhe opozitare, PDK’ja, mori pjesë ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj dhe ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.

Image

Ndërsa nga LDK’ja të pranishëm ishin deputeti Agim Veliu, Besian Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Mësohet se arsyeja e mbledhjes së figurave të njohura të politikës së Kosovës ishte inaugurimi i një hoteli luksoz.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.

PDK, LDK dhe AAK mbeten partitë opozitare në Kuvend, derisa Nisma dhe PSD mbesin parti opozitare jashtë Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat