Rama dhe Haradinaj bëjnë paqe? Kryeministri shfaqet në një tavolinë me Mustafën, Limajn dhe Haradinajn

Aktuale

Rama dhe Haradinaj bëjnë paqe? Kryeministri shfaqet në një tavolinë me Mustafën, Limajn dhe Haradinajn

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 07:21
Rama shfaqet në një tavolinë me Mustafën, Limajn dhe Haradinajn

Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, janë mbledhur mbrëmjen e djeshme së bashku në Golem për të pirë ndonjë gotë verë.

Tavolinës së tyre në hotelin Pinea, të cilin e inaguroi kryeministri Rama, iu bashkuan edhe kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj. Në foto kryeministri Edi Rama duket që bisedon me Isa Mustafën, ndërkohë që Haradinaj ndodhet përballë tyre.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Ramës dhe Haradinajt nuk ka qenë e mirë, për shkak të padisë së kryeministrit shqiptar ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, por duket se të dy kanë bërë paqe.

Ndërkohë në videon e mëposhtme gjeni kryeministrin Rama i cili shkoi në inagurimin e një hoteli që është investim i shqiptarëve nga Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat