Ferat Shala refuzon të komentoj situatën në Drenas: Bisedoni me Enver Hoxhajn

Aktuale

Ferat Shala refuzon të komentoj situatën në Drenas: Bisedoni me Enver Hoxhajn

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:19
Ferat Shala

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo.

Por, një vendim i tillë ka hasë në kundërshti në degën e PDK-së në Drenas.

Driton Ajazi ka njoftuar se Partia Demokratike, dega në Drenas, i ka dhënë besimin atij për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vit.

Ai tha se pret presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën e tij.

Mirëpo, i mënjëhershëm ishte reagimi i PDK-së të cilët konfirmuan se do ta rikandidojnë kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Në komunikatën dërguar medieve thuhet se javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur.

Media ka kontaktuar me deputetin Ferat Shala, i cili nuk ka pranuar të komentojë këto zhvillime, duke thënë se për këto qëndrime duhet biseduar me Enver Hoxhajn.

“Për të gjitha për këto qendrime drejtojuni Enver Hoxhajt. Ai është në ngjarje për të gjitha”, ka thënë Shala.

Media ka provuar gjithë ditën të marrë një qëndrim edhe nga kryeari i degës, Sejdi Hoxha, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve drejtuar atij. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat