Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas disa punësimeve partiake që kanë ndodhur në institucionet shtetërore të vendit.
Lajçi iu drejtua kryeministri Kurti “Ç'janë këto punësime nipash e mbesash?”. Ai kishte edhe një porosi për kryeministrin e vendit.
“Tash na s'mundim me leh veç për ty, për mu ba dikushi e diçka n'zinxhirin tand! Ndalu burr, se je tue vllaqitë e çkyhen b...t e n'fund t'livadhit mbetësh edhe pa pantolla!”, shkroi aktori Lajçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Albin bre
Nanë-nanë, veç mbuloi vegët pak, se marre po na vjen neve "djemve tu" që s'i kursyem do vota!
Ç'janë këto punësime nipash e mbesash?
A s'po gjenë kurbana n'vathat e koishive, që je turrë veç n'vathën tande a?
Ndalu burr, se as n'dasma nuk thirrën veç familiarët!
Qellon me qenë edhe ndonji i katundit tjetër! Bile bile, edhe bajraktar e bajnë!
Unë veç për teatër po t'them, se njimi herë ma ekspert se qajo Shkurta e juve jam unë vet, (edhe pse nuk ua dua postet pa ma rjep lëkurën)!
E mos t'flasim për Enverin, Fadilin, Agimin, Bislimin... eh edhe sa e sa janë!
Tash na s'mundim me leh veç për ty, për mu ba dikushi e diçka n'zinxhirin tand!
Ndalu burr, se je tue vllaqitë e çkyhen b...t e n'fund t'livadhit mbetësh edhe pa pantolla!