Mbrëmë është arrestuar ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, i cili dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, në një kafeteri në Prizren.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, shkruan “Bota sot”.
Analisti politik, Faton Mehmeti, përmes një shkrimi në Facebook, i ka bërë me dije ish-kryetarit të OVL UÇK-së se, ‘të jesh invalid s’të jep të drejtë të rrihesh me policë’.
Madje, Mehmeti ka porositur Fazliun, se në rast se dëshiron ta tregojë forcën të shkojë në Veri të Kosovës.
Ja shkrimi i analistit Mehmeti:
Të jesh invalid s’të jep të drejtë të rrihesh me policë... Dil në Veri tregoje forcën!