Xhelal Sveçla i përgjigjet Faik Fazliut: Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin!

Aktuale

Xhelal Sveçla i përgjigjet Faik Fazliut: Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin!

Nga: N. H Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:53
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me arrestimin e mbrëmshëm të ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu.

Sveçla i ka bërë me dije Fazliut permes nje postimi në Facebook se sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.

Ai madje si përgjigjje ndaj Fazliut ka thënë se është bërë mjaftë me sjellje banditeske ndaj Policisë së Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.

Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit "të fortët".

Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë "t'i kryejnë punët privatisht me policët tanë".

Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat