Aksidenti me 4 viktima në Ferizaj, ndalohet një person për 48 orë

Aktuale

Aksidenti me 4 viktima në Ferizaj, ndalohet një person për 48 orë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i i plotë i Prokurorisë Themelore Ferizaj:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 15:30, në fshatin Koshare- komuna Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku, sipas informatave të para, si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën katër (4) persona, ndërsa, një (1) person tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin në fjalë, në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha Një​sitet e Policisë, ekipet e mjekësisë ligjore, eksperti i komunikacionit dhe Prokurori i Shtetit, ku, me urdhër të tij, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat