Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje aksidentohet me një serb, në Fushë Kosovë

Aktuale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje aksidentohet me një serb, në Fushë Kosovë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së kaluar, ka bërë aksident, teksa ishte duke u kthyer në banesë bashkë me familje.

Korenica, thotë se një veturë, që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale.

Shkrimi i plotë i tij:

Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë.

Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij.

Megjithëse në fillim nuk doja ta bëj publike këtë aksident, e mendova që dikujt mund ti shërbejë si mësim. Vozitja nën ndikimin e alkoolit mund të sjell fatalitet, në këtë rast mund të ju duket se po vozitni në kahjen e duhur por përfundoni në atë të gabuar dhe mund të merni jetë njerëzish.

Falë Zotit shpejtësia e vozitjes ishte e ultë, përndryshe vetëm një Zot e di si kishte me përfundu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat