Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Ferizajit. Në një aksident kanë vdekur katër persona duke përfshirë këtu edhe një 12 vjeçare.
Për këtë tragjedi ka reaguar deputetja e VV-së, Mimoza Kusari Lila, e cila shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarin.
Ajo ka bërë thirrje që urgjentisht të merren masa parandaluese, në veçanti tani gjatë muajve të verës kur numri i makinave në trafik shtohet dukshëm.
Postimi në Facebook:
Sot Kosova dhe Ferizaji humbën katër qytetarë të saj në aksident trafiku. Një person tjetër është në gjendje të rëndë i hospitalizuar.
Rrugët tona çdo ditë po shënojnë viktima dhe të lënduar nga aksidentet e trafikut. Rreziku i cili po kanoset nga pakujdesia e vozitësve është brengosës dhe urgjentisht duhet të merren masa parandaluese, në veçanti tani gjatë muajve të verës kur numri i makinave në trafik shtohet dukshëm.
Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarin.
Kujdes dhe vëmendje për të gjithë vozitësit dhe kalimtarët, jeta është e shtrenjtë të humbet në aksident trafiku.