Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroi i Mbretit”, ku një person ka mbetur i vdekur.
Aksidentin e ka konfirmuar Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është aksidentuar për vdekje.
Media siguruar video ku shihet se sa rëndë e përjetojnë familjarët pasi kuptojnë se ka vdekur i dashuri i tyre.
Më poshtë gjeni videon ku shihet se si vozitësi ka dalë jashtë rrugës dhe më pas nuk ka arritur të ju mbijetoi plagëve.