Kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se do të kandidoj edhe për një mandat për kryetar komune.
“Nga Këshilli Drejtues i partisë është marrë vendim që do të garoj edhe një mandat”, ka thënë Muharremaj.
Ai ka shprehur bindjen se do të fitojë edhe një mandat.
“Unë do të jem edhe një mandat për kryetar të komunës”, ka delaruar Muharremaj.
Ai ka thënë se ka fytyrë t’ua lypë sërish votën qytetarëve.