Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Pejë ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar për vdekje.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata nga Llapushniku i Drenasit deri në Sllatinë. Kështu i ka thënë një lexues.
Ai ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, teksa ka treguar se kjo kolon është krijuar që 3 orë.
Edhe pse qindra vetura janë në kthim nga Shqipëria dhe jo vetëm, Policia e Kosovës duket se nuk po arrinë ta menaxhojë trafikun pas aksidentit.