Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit ish-kryetar i LDK-së, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm që patën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai ka thënë ky takim mes krerëve të opozitës nga Kosova, erdhi pas një ftese në inaugurimin e një investimi në Durrës.
”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”.
Lidhur me natyrën e këtij takimi mes krerëve të opozitës, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai la të kuptojë se pati atmosferë të mirë.
”Takimi ishte joformal, në një atmosferë miqësore”.
Ndërkaq pyetur nëse është diskutuar për qasjen në dialog të palës nga Kosova, Mustafa u shpreh se ajo është temë e Qeverisë së Kosovës.