Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar për rastin e Faik Fazliut, teksa tha se ai është ngritur në këmbë edhe atëherë kur serbët ia këputën njërën këmbë.
Tutje, ajo u shpreh se ata që nuk mund ta ngrisin kokën janë policët që ushtruan dhunë mbi të.
Musliu i kërkoi ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës të kërkoj falje publike për deklaratën e tij, ndërsa polici “i fortë” duhet ta dorëzojë uniformën e policisë.
Postimi i plotë:
Faiku eshte ngritur perseri edhe atehere kur serbet ia kane keputur njeren kemb, por ata qe s do mund te ngrisin koken jane ata policë qe sot ushtruan dhune mbi Faikun. Paskan harruar te mjeret se fale gjymtyreve të Faikut dhe shokeve të tij ata sot mbajne të veshur uniformen e Policise se Kosovës.
XHELAL SVEÇLA DUHET T’I KERKOJ FALJE PUBLIKE FAIK FAZLIUT PER DEKLARATEN E TIJ, KURSE AI I MILICI “ i forte” DUHET TA DORZOJ MENJEHER UNIFORMEN E POLICISE.
