Analisti politik, Xhevdet Pozhari, përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar një foto të rrallë të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në foto shihet ministri Sveçla duke rrotulluar një veturë të UNMIK-ut. Fotoja sipas analisti është realizuar në vitin 2009.
Sipas tij, aktivisti i VV-së e aktualisht ministër në Qeverinë Kurti, çdoherë ka dashur forcim të institucioneve vendore dhe ishte kundër mbivendosjes së një sistemi paralel të drejtësisë.
Ja shkrimi i tij:
Viti 2009. Xhelal Sveçla në aksion kundër një misioni paralel të drejtësisë që funksionoi më shumë se një dekadë në Kosovë.
Në vend të sukseseve për forcimin e ligjit, ky mision do të mbahet mend si më i dështuari.
Vetëm gjatë viteve 2008-2016 buxheti i EULEX-it ka qenë rreth 914 milionë euro. Që më pas me zgjatjen e mandatit, të tejkalonte miliardin.
Mundemi me thanë se stafi ndërkombëtar i këtij misioni ka chill-it në Kosovë me paga të majme, si në asnjë vend tjetër në botë.
Sidoqoftë, Xhelal Sveçla ishte arrestuar dhe gjykuar për veprimet e tij. Ai donte forcim të institucioneve vendore dhe ishte kundër mbivendosjes së një sistemi paralel të drejtësisë.
Një dekadë më vonë, të gjithë u bindën se EULEX-i dështoi dhe se Vetëvendosje kishte të drejtë.