Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca sot do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimin në Tiranë, kryeku​vendari Konjufca do të takojë krerët më të lartë institucionalë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi.
Poashtu edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Njëherësh kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufca, në cilësi të kryetarit të Kuvendit.