(E plotësuar 13:17) - Po mbahet seanca gjyqësore për rastin e ministrit Liburn Aliu, ku ai akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës së bashku me persona të tjerë kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar.
Pas kërkesës së hudhjes së aktakuzes nga avokati i Liburn Aliut, prokurorja Daulina Hamiti ka propozuar që të refuzohet në tërsi kjo kërkesë. Kjo pasi që sipas saj pretendimet e paraqitura janë tërësisht të paqëndrueshme dhe te pabazuara.
“Sa i përket kërkesave për hudhje të atkakuzës dhe kundërshtim të provave të parashtruar nga avokatët kemi propozuar që të refuzohen në tërësi. Ngase pretendimet e paraqitura janë tërësisht të paqëndrueshme dhe te pabazuara. Kurse aktakuza e ngritur kundër të akuzuarëve është e mbështetur në prova dhe dëshmi të mjaftueshme dhe të pranueshme të cilat i kemi propozuar që të administrohen gjatë shqyrtimit gjyqsor. Dhe është ngritur brenda afatit ligjor. I propozojmë Gjykatës që kërkesa për hudhje të aktakuzës të refuzohet si e pabazuar dhe brenda afateve ligjore të caktohet shyqrtimi gjyqësor”, ka thënë ajo.
Avokati i Librun Aliut kërkon të hudhet poshtë aktakuza
Ka nisur seanca gjyqësore për rastin e ministrit Liburn Aliu, i cili akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës së bashku me persona të tjerë kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar.
Mbrojtësi i të akuzuarit Liburn Aliu ka thënë se sot do të prezantojnë provë të re për këtë proces.
“Procedura administrative e cila është paraqitur sipas kërkesës së Dan Imerit nuk është dashur të zhvillohet për arsye se kemi të bëjmë me cështje paraprake dhe kjo është në nenin 85 i ligjit të procedurës së përgjithshme administrative përcakton se kur organi publik, andaj konsideroj qe edhe kjo është një provë plotësuese e kërkesës për hudhjen e aktakuzës”, tha ai.
Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim, në atë mënyrë që i pandehuri Liburn Aliu ka nxjerr Vendimin Nr 05-351-290419 të datës 27.02.2017 si dhe vendimin me 05 nr.351-290419 të datës 21.06.2017 së bashku me të pandehurit Nazife Krasniqi dhe Zejnulla Rexhepi.
Nis seanca gjyqësore ndaj Liburn Aliut, mbrojtja pretendon se aktakuza është ngritur pas afatit ligjor
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka nisur seanca e shqyrtimit të dytë fillestar ku i akuzuar është ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe disa zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Ata ngarkohen me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Avokati i Aliut, Fatlum Podvorica ka pretenduar se aktakuza është ngritur pas afatit ligjor.
Ai ka kërkuar që aktakuza të hidhet si e pasafatshme.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim, në atë mënyrë që i pandehuri Liburn Aliu ka nxjerr Vendimin Nr 05-351-290419 të datës 27.02.2017 si dhe vendimin me 05 nr.351-290419 të datës 21.06.2017 së bashku me të pandehurit Nazife Krasniqi dhe Zejnulla Rexhepo.
Liburn Aliu del sot para Gjykatës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Liburn Aliu, dhe të akuzuarit e tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.
Ata ngarkohen me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë akuzë, gjashtë të lartpërmendurit janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 30 prill.
Ndryshe, më 23 mars 2021, “Betimi për Drejtësi” kishte njoftuar opinionin publik se ndaj ministrit Aliu rëndojnë akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim, në atë mënyrë që i pandehuri Liburn Aliu ka nxjerr Vendimin Nr 05-351-290419 të datës 27.02.2017 si dhe vendimin me 05 nr.351-290419 të datës 21.06.2017 së bashku me të pandehurit Nazife Krasniqi dhe Zejnulla Rexhepi.
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Në pikën e dytë të kësaj aktakuze, Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi po akuzohen edhe se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës nuk kanë zbatuar vendimin nr. A-231/2017 të datës 06.09.2017 të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të njëjtit nuk kanë zbatuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A.Nr.1827/17 të datës 08.11.2017, dhe të njëjtit nuk kanë zbatuar Aktvendimin A.nr 514/2017 të datës 30.11.2017 të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, me të cilët Aktvendime refuzohet i pabazuar propozimi i paditësit Komuna e Prishtinës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit me numër A-231/17 të datës 06.09.2017, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore, nga neni 402 par 2 lidhur me par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Lidhur me pretendimet e përfshira në këtë aktakuzë, “Betimi për Drejtësi” ka provuar që para publikimit të këtij lajmi të marrë një qëndrim nga ministri Liburn Aliu, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve.
Ndryshe, Qeveria Kurti 2, në të cilën Aliu ka marrë pozitën e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është votuar më 22 mars 2021 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.