(E plotësuar 12:55) - Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot homologun e tij të Kosovës, Glauk Konjifca. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Ruçi shprehu rëndësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, ndërsa thekoi se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës.
“Bashkimin e nevojës për konsultime për të pasur një qëndrim më të unifikuar për dialogun. Është Serbia që ka kryer genocid, krime lufte, që ka fshehur kriminelë dhe që nuk ka bashkëpunuar me gjykatën e Hagës dhe sot përpiqet të glorifikojë kriminelët e vet. Kosova është në anën e duhur dhe ne nuk do të reshtim së punuari dhe luftuari për të,” deklaroi Ruçi.
Konjufca foli për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë mbi idenë e një kombi të vetëm. Kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh se fokusi i bisedës së tij me Ruçin ishte gjithashtu dialogu me Kosovën. Konjufca tha se ata po përballen me një situatë të vështirë dhe kërkoi të koordinim më i thellë me Shqipërinë me qëllim që Kosova të mos dëmtohet në këtë proces.
“Patëm një takim të frytshëm asnjë fjalë nuk mund ta përmbledhë në mënyrën më të plotë kontributin që republika e Shqipërisë ka dhënë për vendin tonë në shtetin tonë ekziston një traditë që vizita e parë e e kryetarit të parlamentit të Kuvendit të Kosovës bëhet në Parlamentin e Shqipërisë. Kemi interesa të përbashkëta dhe të njëjta sepse jemi një komb. Të tillë duhet ta kemi edhe politikën edhe artikulimin e interesave tona të përbashkëta. Edhe sfidat i kemi të përbashkëta. Dua të bëj një falenderim të veçantë për Shqipërinë që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për përballjen e pandemisë duke ofruar vaksinimin e stafeve tona mjekësore. Me kryetarin Ruci hapëm disa tema të rëndësishme duke filluar me një nevojë të thellimit të bashkëpunimit në disa fusha.
Deri tani kemi bashkëpunim në nivelin e fqinjëve të mirë por duhet të ngrihet në një nivel tjetër të dy vendeve të një kombi të vetëm. Trajtuam edhe sfidat. Dy janë shumë të rëndësishme. Do të përballemi në një dialog të vështirë me Serbinë, meqenëse ndërkombëtarët e kanë definuar atë si faza përfundimtare dhe që duhet të marrë formën e një marrëveshje finale. Na duhet një koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë që Kosova të mos dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. po përballemi në një proces të vështirë gjyqësor në gjykatën speciale, disa nga krerëve më të rëndësishëm të UCK po gjykohen në Hagë. Edhe në këtë dimension bashkërendojmë veprimet tona me Shqipërinë. Lufta jonë e shenjtë dhe e pastër ka qenë e gjithë kombit shqiptar. Sfidat janë të shumta hapësira e bashkëpunimit është e madhe,” u shpreh Konjufca.
***
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka deklaruar se rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij nga Kosova, Ruçi tha se është premtuese për dialogun, fakti që ShBA dhe BE nuk kanë dallime në qëndrime.
Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ruçi e vlerësoi pozitive edhe qëndrimin dinjitoz të ish drejtueseve të UÇK-së karshi Gjykatës Speciale. Derisa theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ruçi: Rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë
“Ne si Shqipëri vlerësojmë shumë vizitën e fundit të zotëri Palmer dhe Lajçak në Prishtinë dhe Beograd si dhe kontributin e tyre për dialogun Kosovë-Serbi. Sigurisht vlerësuam edhe dakordësinë për takimin e parë që parashihet të mbahet në qershor të këtij vitit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Sigurisht që e ndajmë të njëjtin mëndim se rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore që mundëson njohjen e ndërsjellë të dy vendeve. Anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE si dhe trajtimi ne drejtë të minoriteteve në Kosovë, karshi Kushtetutës së Kosovës. Për mua është inkurajuese mbështetja e administratës amerikane dhe personalisht presidenti Biden, i cili tha se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve e fokusuar në njohën e ndërsjellë. Gjithashtu edhe përfshirja dhe angazhimi i ShBA për arritjen e një marrëveshje të drejtë dhe qëndrueshme që i hapë perspektivën evropiane Kosovës dhe Serbisë. Për ne është premtuese fakti që si ShBA dhe BE nuk kanë dallim qëndrimesh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, tha ai.
Ruçi tha se Serbia është ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë.
Ruçi: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë
“Shqipëria vlerëson shumë qëndrimin të dinjitoz të ish drejtueseve të Republikës së Kosovës dhe UÇK-së, si dhe gatishmërinë e tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe t’i dalë të vërtetës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet dhe gjenocidi serb. Vlerësojmë gjithashtu edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, Presidencës, Kuvendit dhe forcave kryesore politike dhe liderëve të saj për maturin, qetësinë dhe unitetit për bashkimin e nevojës për konsultime për dialogun me Serbinë. Për mendimin tonë si Shqipëri, Serbia është ajo që ka kryer gjenocid, ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ajo ka fshehur kriminel në kërkim për dekada të tëra dhe nuk ka bashkëpunuar me gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ndërsa sot përpiqet të glorofikojë kriminelët e vet që i kanë mbrojtur dhe fshehur. Pra duke përfundimtar, koha punon për Kosovën se ajo është në anën e duhur dhe drejtë të historisë. Ne nuk do të rreshtim së punuar për të”, u shpreh ai.
Krahas kësaj, Ruçi pasi takimit me Konjufcën tha se duhet bashkëpunim më i madh në politikën e jashtme për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
Ruçi: Vlerësuam arritjen në fushën ekonomike
“Vlerësuam arritjen në fushën ekonomike, atë tregtare, turistike, arsimore dhe kulturore. Sigurisht që u ndalë më bashkëpunimin e më tejshëm të politikes së jashtme dhe diplomatike. Duke ndarë së bashku të njëjtin mendim për nisjen e diplomacisë për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Sigurisht në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, tha Ruçi.
***
Konjufca: Na duhet koordinim me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar koordinim të thellë dhe ngushtë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga arritja e marrëveshjes finale me Serbinë. Pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Gramoz Ruçi, kryeparlamentari Konjufca tha se krijimi i çfarëdo etniteti serb brenda Kosovës që do udhëhiqej nga Beogradi nuk duhet të ndodh, pasi është i dëmshëm.
Në konferencën e përbashkët për medie Ruçin, Konjufca foli edhe për gjykimin në Hagë të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Konjufca: Na duhet një koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë për dialogun
“Ne do të përballemi me një dialog të vështirë me Serbinë, meqenëse faktorët ndërkombëtar që e udhëheqin dhe organizojnë këtë dialog e kanë definuar atë si faza përfundimtare për përmbyllje të dialogut dhe duhet ta merr formën e një marrëveshje finale. Na duhet një koordinim i thellë dhe i ngushtë me Republikën e Shqipërisë që Kosova mos të dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. Për Kosovën dëmë është, ashtu siç e kemi formuluar ne dhe institucionet tona, krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Republikës së Kosovës, e cila do të kontrollohej nga Beogradi. Kjo nuk bënë assesi të ndodh dhe kjo është beteja jonë e përbashkët. Me këtë rast neve na duhet një bashkëpunim i ngushtë me Shqipërinë”, tha ai.
Në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, Konjufca tha se lufta e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e UÇK-së ka qenë e gjithë kombit shqiptar.
Në këtë dimension, ai kërkoi bashkërendim me shtetin shqiptar që të kalohet sa më lehtë dhe me pak dëme procesi gjyqësor i ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Konjufca: Lufta e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e UÇK-së ka qenë e gjithë kombit shqiptar
“Ne po përballemi edhe me një proces të vështirë gjyqësor, meqë rast disa prej krerëve më të rëndësishme të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen në Hagë. Ne edhe në këtë dimension duhet të bashkërendojmë veprimet tona, me shtetin Shqiptar, ashtu që mund ta kalojmë me dëme sa më të vogla edhe këtë sfide. Lufta e UÇK-së nuk ka qenë vetëm e UÇK-së, lufta jonë e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e UÇK-së ka qenë e gjithë kombit shqiptar. Prandaj e tillë edhe duhet të trajtohet dhe të mbrohet”, shtoi ai.
Lidhur me thellimi e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i Kuvendit tha bashkëpunim duhet të ngritët në një nivel tjetër.
Konjufca: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve duhet të ngritët në një nivel tjetër
“Ne kemi interesa të përbashkëta dhe të njëjta meqenëse jemi një komb. Pra populli shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë janë një komb dhe të tillë duhet ta kemi edhe politikën edhe artikulimin e interesave të përbashkëta. Meqenëse qëllimet i kemi të njëjta, në këtë po të masë edhe sfidat i kemi të përbashkëta[...]Nevojën e bashkëpunimit në disa fusha, si në të ekonomisë dhe po ashtu të bashkëpunimit të institucioneve tona në fusha të tjera. Meqenëse, deri tash nëse e shihni korpusin e përgjithshëm të memorandumeve dhe marrëveshjeve që Republika e Kosovës i ka nënshkruar me Shqipërinë arrijnë diku tek 140, prapë se prapë hapësira është shumë më e madhe për thellimin e bashkëpunimit. Meqenëse ne deri tash e kemi një bashkëpunim te niveli i fqinjëve të mirë, por unë mendoj që bashkëpunimi duhet të ngritët në një nivel tjetër, e që është bashkëpunimi mes dy vendeve që konstituojnë të njëjtin komb. Pra një komb të vetëm”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari Konjufca po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet të takoi edhe liderë të tjerë institucional dhe politikë.