​Instituti për krime të kryera gjatë luftës do të ketë strategji funksionale

Aktuale

​Instituti për krime të kryera gjatë luftës do të ketë strategji funksionale

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 12:33
Pamje nga takimi

(E plotësuar 13:55) - Qeveria e Kosovës po bën një përpjekje të radhët për të themeluar Institutin për krimet e kryera gjatë luftës. Kjo pasi sot është mbajtur takimi i parë i grupit punues për këtë mekanizëm.

Nga aty u shpreh nevoja për krijimin e këtij instituti i cili do të adresojë të gjitha krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky instituti do të krijohet me ligj dhe do ketë linjë buxhetore të veçantë dhe po ashtu strategji funksionale.

Kurti tha se është momenti i fundit për krijimin e këtij mekanizmi, prandaj kërkojë përkrahjen nga të gjithë.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se themelimi i institutit për krimet e kryera gjatë luftës, e cila ka të bëjë me institucionalizim me mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.

Kurti: Instituti do ketë linjë buxhetore dhe strategji funksionale

“Një prej konstatimeve të analizës është që instituti duhet të themelohet me ligj dhe të ketë strategji funksionale, instituti do ta ketë linjën e vetë buxhetore, duhet të ketë ekspert të fushës të jetë në koordinim me institutet tjera në rajon e besa edhe ndërkombëtarisht. Instituti duhet ta ketë përkrahjen e të gjithëve nëse dëshirojmë të ketë sukses. Ne nuk dëshirojmë ta hedhim poshtë gjithë punën e mirë që është bërë deri më tash prej nismave të shumta duke marr parasysh punën e deritanishme dëshirojmë të shkojmë një hap shumë hapa më tutje....Ky është momenti i fundit për neve, ne nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe, nuk kemi mundësi të eksperimentojmë dhe të dështojmë në eksperimente e për këtë arsye është thelbësore të bashkëpunojmë forcat dhe ta përkrahim njëri-tjetrin të gjithë....Qëllimi i të gjithë neve besoj që është i përbashkët e ka të bëjë me institucionalizim me mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive e cila nuk do shërbej vetëm neve por edhe gjitha gjeneratave të ardhshme pas nesh....Paqja kërkon drejtësi por edhe rehabilitim por në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëra e viktimat e luftës i meritojnë të dyja”, deklaroi Kurti.

Në fjalën e tij hyrëse në këtë takim pune për themelimin e koncept-dokumentit për krijimin e Instituti për krimet e kryera gjatë lufës kryeministri i Kosovës tha se ky mekanizëm do i trajtojë të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë asaj periudhe.

Kurti: Instituti do adresoj të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit

“Emri i instituti të cilit i referohemi nuk është instituti për krime lufte, por instituti për krime të kryera gjatë luftës kjo për shkak se konsiderojmë se është e rëndësishme që të adresohen edhe krimet e tjera që ka ndodhur në Kosovës gjatë luftës së fundit e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidi përveç se krimeve të luftës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që adresimi i këtyre krimeve të kryera në Kosovës është shumë larg prej asaj që ne duam dhe neve na duhet. Askush nuk mund të pretendoj se lehtësisht do të arrijmë ta zgjidhim krejt problemet që janë shkaktuar tash e 22 vite, do jetë e vështirë shumë, ky është situata që ne ndodhemi por për të cilën kemi mundësi ta ndryshojmë dhe mbajmë përgjegjësi të lartë...Kemi më shumë se 13 mijë persona të vrarë gjatë luftës të fundit, mijëra persona të dhunua, mijëra të torturuar dhe të burgosur kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur tamam edhe sot 22 vite pas luftës nuk kemi një shifër që do na tregonte se cili është dëmi ekonomi që lufta i ka shkaktuar vendit tonë...Situata është edhe më keq në raport me dëmin emocional dhe psikologjik të cilin nuk e kemi adresuar aspak si duhet për këto vite”, tha Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi mungesën e vullnetit të qeverive të kaluara për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës. Ajo tha se ky grup punues do të identifikoj arsyet e dështimit të iniciativave të ndërmarra më herët në këtë drejtim.

Haxhiu: Ka munguar vullneti politik për tu marr me krimet e luftës

“Një iniciativë e natyrës së tillë nuk është e re, iniciativa të ngjashme që kanë pasur për qëllim dokumentimin e këtyre krimeve që janë kryer gjatë luftës në Kosovë janë ndërmarr edhe në të kaluaren . Ndër to ishte edhe Instituti i krimeve të luftës i cili u shua në vitin 2018, por ndonëse ishte themeluar jo me ligj por me vendim i njëjti po ashtu nuk e kishte mbështetjen politike për të shtyrë përpara qëllimin që kishte dhe më pas edhe u shua me një vendim të ministrit. Ky grup punues do identifikoj edhe arsyet se pse iniciativa të tilla kanë dështuar, po ashtu është e rëndësishme të kemi më pak gjasa që gabimet e tilla mos t’i përsërisim derisa ne do fokusohemi në arritjen e qëllimit që kemi përpara…Kur vullneti politik për tu marr me të kaluarën ka munguar qytetarët, organizatat vendore dhe ndërkombëtare kanë punuar dhe kërkuar vazhdimisht që të drejtat e viktimave të realizohen”, tha ajo.

E me qëllim të adresimit të krimeve të luftës, ministrja Haxhiu tha se me rishikimin e buxhetit si Ministri e Drejtësisë do ndajnë buxhet shtesë edhe për katër prokurorë speciale dhe bashkëpunëtor të tjerë.

Haxhiu: Me rishikim të buxhetit do rrisim numrin e prokurorëve speciale

“Javën e kaluar nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë gjatë periudhës së rishikimit të buxhetit do ndahen buxhet për Prokurorinë Speciale, në mënyrë që numri i prokurorëve special të rritet edhe për 4 prokurorë të tjerë gjatë këtij viti, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyesë, pra me rishikim të buxhetit kjo do jetë e mundshme”, theksoi ministrja Haxhiu.

Në vitin 2011, qeveria e atëhershme kishte themeluar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, si pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, për të mbledhur, përpunuar, klasifikuar dhe arkivuar informacionet për krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. Megjithatë, ky institut u shua në vitin 2018 me vendim të kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradinaj.

***

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës.

Me këtë rast ai tha se ky Institut do të jetësohet vetëm me përkushtimin e të gjithëve, pa hedhur poshtë punën e deritanishme.

“Vitin e kaluar, dy javë para kësaj date jemi takuar për takimin e formimit të ekipit, dhe sot po vazhdojmë me fazën e dytë që do të përgatisë koncept-dokumentin e krimeve të kryera gjatë luftës, do të jetë e vështirë t’i adresojmë të gjitha krimet e kryera, familjarët e viktimave kanë humbur besimin dhe ky është një rrezik që po na kanos dhe andaj duhet një angazhim më i madh në këtë drejtim.Kemi më shumë se 13 mijë persona te vrarë gjatë luftës, dhe dëmi është edhe më i madh si ekonomik ashtu edhe në aspekte tjera”, tha ai.

Tutje Kurti tha se Instituti duhet ta ketë linjën e vet buxhetore duke shtuar se tashmë nuk e kemi luksin që të dështohet.

“Instituti duhet ta ketë linjën e vet buxhetore, dhe përkrahjen e të gjithëve nëse duam të kemi sukses, por edhe nuk duam ta hedhim poshtë punën e deritanishme dhe me punën  e tyre të vazhdojmë tutje.Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe andaj është thelbësore ta përkrahim njëri-tjetrin”, theksoi tutje Kurti.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se deri tani ka munguar vullneti politik në adresimin e këtij problemi, duke shtuar se mbështetja e kësaj ministrie dhe Qeverisë nuk do mungojë asnjëherë.

“Ky grup punues do të punojë edhe në atë se pse iniciativa të tilla kanë dështuar, dhe të mundohemi qw të mos bëjmë gabime si përpara, e të fokusohemi në punën përpara. Qytetarët e organizatat kanë punuar vazhdimisht në të drejtat e viktimave të përmbushen pasi vullneti politik ka munguar.Kuvendi i Kosovës ka miratuar amendamentin që ka për qëllim heqjen e pengesave në punën e Institutit. Poashtu do të ndahen buxhet për Prokurorinë Speciale që të rritet numri edhe për katër prokurorë të tjerë që të rritet puna tutje”, tha Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat