Konjufca pas takimit me Bashën: Me zëra të ndarë e qëndrime kundërthënëse, të dy shtetet tona përjetuan vetëm dëme

Aktuale

Konjufca pas takimit me Bashën: Me zëra të ndarë e qëndrime kundërthënëse, të dy shtetet tona përjetuan vetëm dëme

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 13:26
Glauk Konjufca

(E plotësuar 13:34) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa ka takuar tashmë edhe kryetarin e Partisë Demokratike atje, Lulzim Bashën.

Konjufca deklaroi se me Bashën, kanë diskutuar për proceset e rëndësishme për të dyja vendet, përfshirë këtu edhe çështjen e qasjes në dialog të Kosovës karshi Serbisë.

”Fati i shteteve tona është i përbashkët, sepse ne jemi një komb. Qëndrimet e PDK-së në Shqipëri, janë të rëndësishme për Kosovën, këto na ndihmojnë për pozicionimin e Republikës së Kosovës edhe në dialog”.

Tutje ai u shpreh se me zëra të ndarë të dyja shtetet kanë përjetuar vetëm dëme!

”Me zëra të ndarë, të fragmentuar, me qëndrime kundërthënëse, që na kanë ndodhur edhe në të kaluarën, kemi përjetuar vetëm dëme të dy shtetet tona”.

”Me qëndrime të unifikuara, ne na ndihmon që të kemi prosperitet por edhe më e shpejtë rruga jonë drejt synimit tonë përfundimtar, hyrja në Bashkimin Europian”.

Në fund të adresimit, Konjufca i ka bërë edhe ftesë për vizitë në Kosovë, kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Bashës.

***

Pas takimeve me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta, kryekuvendari Konjufca ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

Këtu është pritur nga kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha.

Me të tashmë ka një takim kokë më kokë.

Konjufca ne vizitën e tij në Shqipëri po shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat