Konjufca ngatërrohet pak dhe përmend PDK-në në vend të PDSH-së, ja reagimi i Bashës

Aktuale

Konjufca ngatërrohet pak dhe përmend PDK-në në vend të PDSH-së, ja reagimi i Bashës

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 13:40
Glauk Konjufca dhe Lulzim Basha

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se Kosovës po i kanoset rreziku që në bisedime me Kosovën ‘të hapet tema e Asociacionit’.

“Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, ku më pas ndërhyri Basha duke thënë:

‘Të Shqipërisë’.

E më pas Konjufca vazhdoi:

“…të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, që i shpjegoi si qëndrime të PDSH-së edhe kryetari Basha.

Edhe në dialogun që e kemi me Serbinë por edhe në sfidat e integrimeve evropian sepse vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët, të dy shtetet tona mund të kenë sukses”, tha Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat