Asnjë i vdekur, dalin rezultatet e 2.277 testimeve për Covid-19

Aktuale

Asnjë i vdekur, dalin rezultatet e 2.277 testimeve për Covid-19

Nga: A.ZH Më: 7 qershor 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

10 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjisturar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë shëruar 134 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH-së:

07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

Në total numri i rasteve aktive është 1.074.Image

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat