(E plotësuar 18:18) - Në varrezat e Shtimes u është dhënë lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Ramadani, të cilën humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.
Ata janë aksidentuar të dielën rreth orës 16:00 në fshatin Koshare.
Viktimat që pësuan në këtë aksident janë Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (djali i Naimit).
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/07/auto_Screenshot_5-51623082711.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/07/auto_13-21623082711.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/07/auto_Screenshot_5-51623082711.png)
***
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe kryetari i Shtimes Naim Ismaili po marrin pjesë në varrimin e katër anëtarëve të familjes Ramadani, të cilës humbën jetën një aksident komunikacioni.
Po ashtu në varrim përveç familjarëve e miqve janë edhe nxënës të shkollave, bashkëmoshatar të 12 vjeçarit që ishte njëri nga viktimat e aksidentit.
Nga ky aksident që ka ndodhur në fshatin Koshare, ka mbijetuara një grua, por që vazhdon të jetë në gjendje kritike.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/07/auto_ass1623081255.jpg)
Viktimat që pësuan në këtë aksident janë Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (djali i Naimit). V.S.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/07/auto_ssda1623081255.jpg)
***
Janë varrosur katër anëtarët e familjes Ramadani nga Shtimja të cilët humbën jetën në një aksident trafiku.
Ata janë varrosur në varrezat e qytetit të Shtimes.
Aksidenti ka ndodhur të dielën në fshatin Koshare, në rrugën që lidh Shtimen me Ferizajn.
Pamjet:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/07/auto_varrimi1623080989.png)