E quajti ‘kurvar të kafeneve të natës’ Faik Fazliun/ Deputetja e PDK-së reagon ashpër ndaj burrit të Albulena Haxhiut

Aktuale

E quajti ‘kurvar të kafeneve të natës’ Faik Fazliun/ Deputetja e PDK-së reagon ashpër ndaj burrit të Albulena Haxhiut

Nga: A.Morina Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:51
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka reaguar ka ndaj bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, për gjuhën e përdorur ndaj veteranit të UÇK-së, Faik Fazliut.

Krasniqi e cilësoi ‘kurvar të kafeneve të natës’ Faik Fazilun.

Ku, sipas Deliut ciëlsimet si “kurvar” dhe bandit, për një invalid të luftës së UÇK-së, nuk janë as rastësi e as risi.

Gjithashtu, deputetja e PDK-së i bëri thirrje Inspektoratit të Policisë të hetojë në mënyrë profesionale veprimin e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së.

“Policia ka qenë dhe duhet të mbes institucion i besueshëm te qytetarët! Ajo nuk guxon të ndikohet as nënshtrohet ndaj çfarëdolloj presioni politik. Pres nga Inspektorati i Policisë të hetojë në mënyrë profesionale veprimin e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së, Faik Fazliut, për të sjellë drejtësi dhe për të rikuperuar besimin në Policinë e Republikës së Kosovës”, shkroi Deliu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Fryma dhe atmosfera armiqësore e krijuar ndaj çdo pjesëtari të UÇK-së dhe gjithçka përfaqëson UÇK-ja është e qëllimshme dhe përkon me të njëjtin perceptim të manipuluar se për 22 vjet çlirim Kosova ka zhvilluar vetëm krim dhe korrupcion duke e konkluduar një shtet të dështuar.

Cilësimet si “kurvar” dhe bandit, për një invalid të luftës së UÇK-së, nuk janë as rastësi e as risi. Janë në vazhdën e narrativës së ndërtuar nga Vetëvendosje për të shembur historinë më krenare të popullit të Kosovës. Historinë ku protagonistët e kësaj partie ndjehen të turpëruar.

Policia ka qenë dhe duhet të mbes institucion i besueshëm te qytetarët! Ajo nuk guxon të ndikohet as nënshtrohet ndaj çfarëdolloj presioni politik. Pres nga Inspektorati i Policisë të hetojë në mënyrë profesionale veprimin e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së, Faik Fazliut, për të sjellë drejtësi dhe për të rikuperuar besimin në Policinë e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat