​Kurti priti në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës

Aktuale

​Kurti priti në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës, ku është biseduar mbi prioritetet në këtë ndërmarrje, si dhe planet e bordit, me theks të veçantë në projektin e ITMAT për postën ndërkombëtare.

Kurti me këtë rast ritheksoi kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të Postës së Kosovës.

Në takim morën pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri.

Bordi i përkohshëm i Postës, i cili u votua në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 21 maj, kryesohet nga Safije Beseni, ndërsa anëtarë janë edhe Sebahate Krasniqi, Genc Rama dhe Naim Haliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat