Shkumbin Krasniqi, kunatit të Albulena Haxhiut, ka reaguar ashpër pas paralajmërimit për protesta nga ana e Organizatë së Veteranëve të Luftës së UÇK-së lidhur me arrestimin dhe lirimin e veteranit Faik Fazliu.
OVL, përmes një komunikate për media dje ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dalë jashtë vlerave kombëtare.
OVL e UÇK-së ka njoftuar se më 12 qershor do të mbahet protestë, ndërsa është thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla po e akuzojnë UÇK-në.
E, lidhur me këtë, Krasniqi ka thënë se si veteran i luftës së UÇK-së nuk e mbështet asnjë protestë të këtyre shoqatave të dalura nga lufta.
Madje, ai përmes një shkrimi në Facebook, krerët e kësaj organizate i ka quajtur manipulanta dhe që janë në shërbim të së keqes.
“Si veteran i luftës së UÇK-së nuk mbështeti asnjë protestë të këtyre shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, kur është dashur keni heshtur, ju jeni vetëm manipulanta dhe në shërbim të çdo të keqe që ka ndodhur këto 20 vite. Mua nuk më përfaqësoni”, ka shkruar ai në Facebook.