Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook lidhur me deklaratat e fundit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se deklarata e Sveçlës tregon perceptimin mbi njeriun e UÇK-së, dhe sipas tij, ky është një mesazh dhe perceptim i organizatës që ai përfaqëson.
Gecaj gjthë këtë e ka quajtur si shumë tragjike dhe nxitëse.
Ja shkrim i tij:
Deklarata e Sveçlës tregon perceptimin mbi njeriun e UCK‘së, është një mesazh dhe perceptim i organizatës që ai përfaqëson, pra, ai është ministër i mendimit të organizatës, “ka kaluar koha e fortëve”, ne jemi të fortit e rinjë.
Kjo tregon që kundër kujt është i drejtuar aparati shtetëror, kundër grupeve shoqërore të cilat nuk janë pjese e tyre, e mesazhi u përcoll përmes një rasti me një veteran. Mesazhi ishte në shumës, për kolektivin.
Tragjike, shumë tragjike dhe nxitëse!