Sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.
E, pas këtij lajmi, ka reaguar analisti që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu.
Lidhur me marrjen e dozës së dytë të vaksinës nga ana e kryeministrit Kurti, Baraliu ka thënë se kjo është një vaksinë e humbur.
Ai tregon se hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se pacientët që kanë qenë të infektuar me Covid19 nuk kanë nevojë për dozën e dytë.
Ja shkrimi i tij:
Një vaksinë e humbur!
Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se pacientët që kanë qenë të infektuar me Covid19 nuk kanë nevojë për dozën e dytë. Duke qenë se zakonisht politikanë imbecilë, e jo shkencëtarë, janë përgjegjës për çështje si kjo, deri tash kam dëgjuar që veç Zvicra të ketë aplikuar një praktikë të këtillë. Do të ishte mirë që edhe Kosova t'a bëjë këtë e jo të humb vakcina kot, sikur kjo e marrë nga kryeministri sot. Sidomos duke pasur parasysh përqindjen e lartë të infektimeve dhe numrin e ulët të vakcinave.
(P.s. studimin me fjale mund ta gjeni ne murin tim me poshtë...)