Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me krerët opozitarë të Kosovës, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn.
Siç është raportuar, ata janë mbledhur duke pirë nga një gotë verë në Golem.
Në lidhje me këtë takim, ka reaguar kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje për të gjithë të lartcekurit që të largohen përfundimisht nga politika.
Ja shkrimi i tij:
"PAKTI I GOLEMIT"!
Bashkohen "politikanët" dështakë "Pakti i Golemit" për ti rikujtuar të "mirat" që ia sollën shqiptarëve në dy dekadat e fundit!
Çfarë na sollën këta përveçse:
POLITIKA - e cila nuk punonte por gënjente e mashtronte!
SPITALET - nuk të shëronin por të sëmurnin!
SHKOLLAT - nuk të mësonin por të diplomonin!
DREJTËSIA - të gjykonte por nuk të dënonte!
PUNA - të paguante por nuk të ngopte!
AMBIENTI - të ushqente por edhe të helmonte!
KULTURA - për të flitej por nuk ekzistonte!
MJAFT është MJAFT - IKNI nga politika, populli nuk ju don më.