Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren.
Fazliu sonte ka treguar se ai është ndjerë shumë keq që si veteran i luftës është nëpërkëmbur nga Policia e Kosovës.
Fazliu ka treguar se pas incidentit fëmijët e kanë pyetur gruan nëse jam apo jo çlirimtar.
“Pas incidentit, fëmija e mi e pyetën gruan nëse jam çlirimtar apo kriminel”, ka thënë Fazliu.
Ai ka deklaruar se pas rrëzimit nga ana e policisë, ai ka pasur probleme me boshtin kurrizor, ndërsa pasi i janë vënë prangat, thotë se një nga policët i ka vënë gjurin në protezën që ka në këmbë.