Ibishi për rastin e Fazliut: Nuk ishte nevoja të përdorej forca nga ana e zyrtarit policor

Aktuale

Ibishi për rastin e Fazliut: Nuk ishte nevoja të përdorej forca nga ana e zyrtarit policor

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 00:21
Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë, ka thënë që ka qenë e panevojshme përdorimi i forcës së policisë ndaj Faik Fazliut, veteranit të UÇK-së, i cili është arrestuar ditë më parë pas një fjalosjeje që e ka pasur me disa zyrtarë të policisë.

“Ka qenë detyra e policisë dhe e inspektorëve që të bëjnë kontrollin e mbylljes së lokaleve në kohën e caktuar. Gjatë kryerjes së detyrës, duket se ka pasë konflikt”.

“Zyrtari policor ka të drejtë të përdorë forcën fizike në rast kur është e nevojshme, por mendoj që në këtë rast nuk ka qenë e nevojshme sepse ajo shkon në baza reciproke, nëse ai sulmohet atëherë duhet të reagojë. Ne kërkojmë nga zyrtari policor të jetë i përmbajtur dhe ai duhet të reagojë në një formë më të përmbajtur, atëherë kur sulmohet në baza reciprociteti”.

Ibishi gjithashtu ka thënë që ka qenë i panevojshëm edhe reagimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me këtë rast.

“Veprimi i zyrtarëve policorë është i lidhur me përgjegjësitë e zinxhirit komandues – autoritetit brenda policisë. Ministri Sveçla nuk ka autorizime ekzekutive ose urdhërdhënëse ndaj policisë. Ka qenë më shumë deklaratë politike e tij”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat