Ushtria Amerikane prezanton piloten Valdete Mehanja, tashmë pjesë e ‘Defender 2021’

Aktuale

Ushtria Amerikane prezanton piloten Valdete Mehanja, tashmë pjesë e ‘Defender 2021’

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 10:50
Nëntogerja Valdete Mehanja

Lindur në Kosovë, por nëntogerja Valdete Mehanja, tashmë ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe shërben si pilote helikopteri.

Ajo kishte udhëtuar në SHBA si refugjate, e cila i kishte shpëtuar konfliktit në rajon.

Mehanja tashmë është bërë pjesë e ‘Defender 2021’ programit më të rëndësishëm të stërvitjes së përbashkët ushtarake ndërkombëtare, udhëhequr nga SHBA e që e cila zhvillohet në Europë.

Ky rrugëtim i saj, tashmë është prezantuar në twitter për ndjekësit edhe nga faqja zyrtare US Army, (Ushtria Amerikane).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat