Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine, e ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë. Këtë rikonfirmim ajo e bëri në një takim që pati me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim ambasadoren e
Gjatë këtij takimi, ministri Faton Peci, i njoftoi ata me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe për shqyrtimin e mundësive për investime në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë gjatë këtij mandati.
Ministri konfirmoi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve me qëllim të përkrahjes së sektorit dhe realizimit të projekteve konkrete për zhvillimin dhe avancimin e sektorit.