Votohet në parim-plotësim ndryshimi i Ligjit për Automjete, parasheh heqjen e homologimit

Aktuale

Votohet në parim-plotësim ndryshimi i Ligjit për Automjete, parasheh heqjen e homologimit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:58
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturëmë ka votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Anëtarët e këtij komisioni me shumicë votash kanë votuar që të kaloj në parim, plotësim ndryshimi i Ligjit për Automjete.

Ky projektligj parasheh heqjen e homologimit si dhe mundësinë e bartjes së pagesës me rastin e ndërrimit  të pronësisë.

Vazhdimi të diskutimeve pati edhe  për raportin vjetor nga Autoriteti Rregullator për Hekurudha dhe Rekomandimet e Komisionit për vizitën nga dt. 2.6.2021.

Kryesuesja e Komisionit Fitore Pacolli ka kërkuar mos miratim të raportit pasi që tha nuk ka të dhëna.

“Mos miratimin e raportit në seancën plenare, se nuk ka të dhëna mos votim në Kuvend. Raportet vijnë me keqpërdorime. Ne duhet të kërkojmë punë konkrete. Nuk mjafton ajo me thënë se, nuk po e votojmë raportin se nuk i ka përmbushur”.

Ajo tutje tha se është keqpërdor buxheti, pre 16 mijë euro.

Por kundër, Pacollit ka dalë deputeti i PDK-së Fadil Nura.

“Raporti nuk ka qenë siç u prezantua, sepse është prezantuar. Për herë të parë me kualifikim shumë të mirë. Në parim jam kundër propozimit tuaj”.

Me shumicë votash, Kuvendit iu është rekomanduar që mos të votohet raporti vjetor Autoritetit Rregullator për Hekurudha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat